← Shfleto

Fatmir Hoxha

Magjistër i artit – skulpturës

Lindi në nëntor të vitit 1955 në Gjakovë. Shkollën fillore e nisi në Gjakovë dhe e kreu në Prishtinë, kurse shkollën e Artit e kreu në Pejë. Fakultetin e Arteve-Drejtimi i skulpturës - e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1998 me temën: ”TRAJTIMI KOMPOZICIONAL DHE RELEVOR NË SKULPTURË”. Mr. Fatmir Hoxha u zgjodh asistent i skulpturës në Fakultetin e Arteve të Prishtinës. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita kolektive në Gjakovë e gjetiu, kurse tash punon si artist i lirë në vendlindje.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.