Fatmir Fezga
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi në korrik të vitit 1955 në Xhanaj të Përmetit, ku i mori mësimet fillestare, të mesmet në Përmet. Fakultetin e Shkencave të Natyrës –Dega e Fizikës, e kreu në Tiranë më 1979. Ka doktoruar në Strazburg të Francës më 1991 me temën: ”INTERPRETIMI I TË DHËNAVE SEIZMIKE REFLEKTIMI DHE KORELACIONI ME O D P SHPIMIT NË PELLGUN RAAGGAT (fr). Dr. Fatmir Fezga ka qenë në specializim pasuniversitar në Institutin e Fizikës së Globit në Strasburg (Francë) dhe mori gradën shkencore “Doktor i shkencave”. Dr. Fatmir Fezga punoi në ekspeditën sizmike në Ndërmarrjen Sizmogravimetrike të Fierit, dhe në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit, mandej ishte drejtor i këtij instituti. Rezultatet e kërkimeve i shpallte në raporte të materialeve sizmike. E ka një punim shkencor si bashkautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.