← Shfleto

Fatmir Fehmiu

Magjistër i shkencave juridike

Lindi më 1934 në Sarajevë. Shkollën fillore e nisi në Shkodër dhe e kreu në Prizren, të mesmen (Normalen) e kreu në Gjakovë. Fatmir kreu dy fakultete. Filozofikun në Beograd më 1959, ndërsa Fakultetin Juridik në Prishtinë më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1976 me temën: ”PJESMARRJA E GJYQTARËVE TË QYTETARËVE NË PROCEDURËN PENALE NË VENDET JUGOSLLAVE GJATË SHEKULLIT XIX E XX”(kr). Mr. Fatmir Fehmiu së pari punoi si mësues dhe pastaj si prof. në Ferizaj, në Shtime, në Mitrovicë, e Prishtinë, në Radio Prishtinë. Ka qenë Sekretar Krahinor për Jurispodencë dhe Administratë të Përgjithshëm në Prishtinë. Më 1972 zgjidhet asistent i lëndës: E drejta kushtetuese në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku arriti të bëhët ligjërues i Lartë, ka ligjërua edhe në Fakultetin Filozofik. Ka qenë i zgjidhur në shumë forume krahinore të Kosovës. Ka të botuara 8 punime shkencore dhe një tekst universitar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.