← Shfleto

Fatmir Dragidella

Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Lindi në mars të vitit 1959 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (të mjekësisë) e kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Stomatologjisë të Beogradit, dhe magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë në qershor të vitit 1994 me temën: ”EPIDEMIOLOGJIA E ÇRREGULLIMEVE BIOMEKANIKE DHE NDIKIM I TYRE NË PARADONCIUM”(sr). Mr. Fatmir Dragidella doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë të Prishtinës në korrik të vitit 2004 me temën: ”TRAJTIMI I SËMUNDJEVE TË INDEVE TË BUTA TË KOVILETIT ORAL ME LASER TË INTENSITETIT TË ULËT”. Dr. F. Dragidella së pari punoi si mjek-stomatolog në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës si asistent i Sëmundjes së gojës, e tash është ligjërues i kësaj lënde. Ka qenë dy mandate prodekan në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë. Ka të botuara 29 punime profesionale si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.