← Shfleto

Fatmir Dërmaku

Magjistër artit – grafikës

Lindi më 1975 në Shipashnicë të Epërme të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (gjimnazin) e filloi në Hogosht dhe e kreu në Kamenicë. Fakultetin e Arteve Figurative-Drejtimin e Grafikës e kreu në Prishtinë më 1999, po aty i kreu edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, në dhjetor të vitit 2000 me temë të lirë. Mr. Fatmir Dërmaku ka organizuar 2 ekspozita të pavarura një në Prishtinë dhe një në Veronë. Mori pjesë në 11 ekspozita kolektive të organizuara në Kosovë. Për punë krijues Mr. F. Dërmaku është shpërblyer 3 herë me Shpërblim për Grafikë. Është anëtar i SHAFK që nga viti 1997.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.