Fatmir Dalladaku
Magjistër i shkencave të mjekësisë
Lindi në dhjetor të vitit 1945 në Ferizaj. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin e Zagrebit ku dhe magjistroi në korrik të vitit 1990 me temën: ” DYSHIMET NË GRAFTIN VENOZ NË SISTEMIN ARTERIAL TË QENIT GJATË HIPEDEMISË SË PROVOKUAR”(kr). Mr. Fatmir Dalladaku së pari punoi si mjek në Ferizaj. Specializimin e filloi në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë dhe e vazhdoi në Kliniken Kirurgjike”Dr. O.Novosel” në Zagreb. Më 1986 zgjidhet asistent i lëndes së Kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, me pëlqimin e këtij fakulteti shkoi në specializim për Kadiokirurgji në Berlin ku fitoi bursen nga senati i Berlinit, aty punoi dy vite si asistent e më vonë kryemjek. Mr. Fatmir Dalladaku ka të publikuara afro 50 punime shkencore si autor-koautor. Ka marrë pjesë në konferenca e simpoziume në vend dhe jashtë vendi.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.