← Shfleto

Fatmir Blaceri

Doktor i shkencave të gjeologjisë – petrograf

Lindi në korrik të vitit 1957 në Pogradec. Shkollën fillore dhe të mesmen e kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1981. Po në këtë fakultet edhe u doktorua në vitin 1992 (1995) me temën: ” STUDIMI MIKROSTRUKTUROR I MASIVIT TË SHEBENIKUT, PËRSPEKTIVA E MINERALIT TË KROMIT NË KËTË MASIV”. Dr. Fatmir Blaceri së pari punoi si inxh, gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Pogradecit. Më 1988 kreu kursin pasuniversitar dhe u specializua për petrografi-rilevues, dy vjet punoi me specialistë japonez për studimin e perspektivës mineral-mbajtëse të masivit të Shebenikut. Rezultatet e studimeve i paraqiti në raporte gjeologjike me bashkëpunëtorë. I ka të botuar 3 punime shkencore

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.