Faruk Mustafa
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi në dhjetor të vitit 1939 në Lopës-Filat Çamëri. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në Shqipëri. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minerave e kreu në Tiranë më 1963. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1996 me temën: ”NDËRTIMI GJEOLOGJIK I RAJONIT PERLAT – RRËNJOLLË – MALAJ DHE DISA PROBLEME METODIKE TË STUDIMIT TË SHKËMBINJËVE VULLKANIKE”. Dr. Faruk Mustafa punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut, mandej në Ndërmarrjen Gjeofizike të Tiranës dhe specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimit Gjeologjik Shqiptar. Më 1988 mori titullin ”Mjeshtër kërkimesh”. Është marrë me kërkimin e hekurit. Rezultatet e kërkimeve i ka paraqitur në 4 raporte tematiko-përgjithësuese në 5 kumtesa dhe në 6 artikuj shkencorë në vend dhe në 5 të botuar jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.