Faruk Kaba
Doktor i shkencave teknike – ndëtimit
Lindi në shtator të vitit 1945 në Tiranë, me prejardhje nga Dibra e Madhe. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Teknik i kreu në Tiranë më 1968. Doktoroi në Inxhinierinë e Ndërtimit të Tiranës më 1985. Ka qenë inxhinier projektues në ISPRrH (1969 – 1980), mandej, në periudhën 1986-1992 ka qenë pedagog i lëndës “Rrugët automobilistike” në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Tiranës. Punoi 23 vjet si projektues i rrugëve, i autostradave dhe urave. Nga viti 1995 deri më sot ishte drejtor ligjor dhe drejtues teknik i IPT të Tiranës, drejtor i përgjithshëm i rrugëve, kryespecialist në Institutin e Studimeve të Teknologjisë së Ndërtimit dhe drejtor i Departamentit të Studimt-Projektimeve të Rrugëve në Ministrinë e Transportit. Dr. Faruk Kaba ka kryer disa specializime si në: Kinë, Austri, Bullgari dhe Belgjikë. Ka botuar tekste për shkolla të mesme dhe tekste universitare. Ka udhëhequr qindra projekte për rrugë e ura në gjithë Shqipërinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.