← Shfleto

Faruk Belegu

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Lindi më 1949 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Makinerisë-Dega e Termodinamikës e kreu në Novi Sad më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë-Dega e Teknikës së Ftohjes në Beograd ku edhe magjistroi në janar të vitit 1979 me temën: ”ZGJIDHJET E METODËS DHE APARATURËS PËR MATJEN E PËRCIELLSHMËRISË TERMIKE TË QELQIT ME MATERIALEVE PLASTIKE”(sr). Mr. Faruk Belegu doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Shkupit në nëntor të vitit 1985 me temën: ”KONCEPCIONI I ANALIZËS SË LIDHJEVE ME KONVERZIONIN E ENERGJISË TERMIKE NË PUNËN MEKANIKE ME TRUPIN E NGURTË TERMOPLASTIK “RRJEDHËS” PUNUES ME VËSHTRIM TË VEÇANT TË TERMODINAMIKËS JOLINEARE TË PROCESEVE INVERZIBILE TË PROBLEMATIKËS NË FJALË”(ma). Dr. Faruk Belegu ka punuar si asistent i Termodinamikës në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës dhe arriti gradën prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë edhe shef i Katedres së Termodinamikës në këtë fakultet, ka të botuara 25 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.