Faik Ymeri
Doktor i estetikës së filmit
Lindi më 1953 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Herët u pa se Faiku kishte prirje për Art, sepse luajti rolin e “Lec Pozhecit” të Ymer Shkrelit dhe zuri vendin e parë në rolin e fëmijëve në Jugosllavi më 1957 në Portorozh. Studimet i kreu në Fakultetin e Arteve-Akademinë e Filmit dhe të Radiotelevizionit në Beograd më 1977. Po në këtë akademi i bëri edhe studimet pasuniversitare. Punoi në Teatrin Popullor Krahinor të Prishtinës, mandej u angazhua në SHLP-Dega e Artit në Prishtinë. Ishte regjisori i parë i Televizionit të Prishtinës. Faik Ymeri u largua nga puna në Televizionin e Prishtinës, mandej edhe u burgos nga pushteti serbokomunist. Pasi doli nga burgu më 1979 Faiku e la Kosovën dhe me motrat shkoi në Gjermani, ku qëndroi një kohë dhe mori gradën Doktor i estetikës së filmit. Më 1983 shkoi në Amerikë dhe kishte dëshirë ta vazhdonte karrierën në Holivud. Kishte pengesë gjuhën që e mësoi shumë shpejt. Ka shansa që një skenar për luftën në Bosnje të realizohet nga Kompania “Worues Bros”, skenat e tjera i merr nga Kosova. Dr. Faik Ymeri është në pritje për hapjen e dyerve të Kinematografisë amerikane për te. Jeton në Los Angeles të Kalifornisë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.