← Shfleto

Faik Rizvanolli

Magjistër i shkencave të natyres – biologjisë

Lindi më 1929 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik – Dega e Biologjisë e kreu në Sarajevë më 1958. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1976 me temën: ” FAUNA E DËMTUESËVE TË PANXHARSHEQERIT NË RRETHINËN E PRISHTINËS”(kr). Mr. Faik Rizvanolli së pari punoi si mësues, si profesor i biologjisë në qytetin e lindjes. Më 1967 u zgjodh asistent i lëndës Morfologjia dhe sistematika e jokurrizorëve në Katedrën e Biologjisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, më vonë edhe ligjërues i kësaj lënde në Fakultetin e SHMN të Prishtinës, ku punoi deri në pensionim. Mr. Faik Rizvanolli ka të botuara disa punime shkencore dhe tekste të biologjisë për shkolla fillore dhe të mesme. Vdiq më 2006.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.