← Shfleto

Faik Kafexholli

Magjistër i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1937 në Bellanicë të Malishevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Prizren. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Shkup më 1968. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku edhe magjistroi me temën: ”NDËRHYRJA OPTIMALE KIRURGJIKALE TE TESTISET JO TË LËSHUARA ME KOHË NË QESEN SKROTALE TE FËMIJA”. Mr. Faik Kafexholli së pari punoi si mësues, mandej e kreu Fakultetin e Mjekësisë dhe punoi si mjek së pari në Prizren më 1974 kaloi në Klinikën e Kirurgjisë të Fakultetit të Mjekësisë në Prishtinë së pari si kirurg asistent i lëndës së kirurgjisë në Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë, ku më vonë ka qenë edhe ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet ku punoi deri në pension. Specializimin për kirurgji e kreu në Beograd e Prishtinë dhe ka të botuara disa punime profesionale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.