Faik Hasani
Magjistër i shkencave teknike – ndertimtarisë
Lindi në maj të vitit 1950 në Vllahi të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse Teknikën Ndërtimtarinë e kreu në Mitrovicë. Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtarisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Ndërtimtarisë në Shkup ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1989 me temën: ”ANALIZA KRAHASUESE E KAPRIATAVE HAPSINORE TË PUNUARA PREJ ÇELIKU DHE LËGURAVE TË ALUMINIT”(ma). Mr. Faik Hasani më 1978 u zgjodh asistent i lëndës Konstrukcionet metalike në Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtarisë në Prishtinë, mandej edhe ligjërues i kësaj lënde në këtë fakultet. Gjithë kohën punoi në Ndërmarrjen Ndërtimore “Kosova” të Vushtrrisë. Ka punuar dhe udhëhequr shumë Projekte ndërtimore në Kosovë. Ka të botuara 4 punime profesionale dhe 3 shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.