← Shfleto

Faik Çitaku

Doktor i shkencave të kineziologjisë

Lindi më 1942 në Bajçinë të Podujevës(Besianës). Shkollën fillor e nisi në vendlindje dhe e kreu në Podujevë, kurse Normalen e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Kulturës Fizike e kreu në Sarajevë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Kulturës Fizike në Zagreb ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1977 me temën: ”RELACIONET E DISA DIMENSIONEVE MOTORIK-BAZIKE TE HENDBOLLISTËVE, VOLEJBOLLISTËVE DHE BASKETBOLLISTËVE”(kr). Mr. Faik Çitaku doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në dhjetor të vitit 1985 me temën: ”STRUKTURA LATENTE E PRECIZITETIT”(kr). Dr. Faik Çitaku punoi në fillim si prof. i Fiskulturës në Gjimnaz të Prishtinës, mandej në Fakultetin e Kulturës Fizike në Prishtinë së pari si ligjërues i Hendbollit ku arriti gradën Prof. ordinar i Hendbollit në këtë fakultet. Ka të botuara 33 punime shkencore, ka qenë dekan i këtij fakulteti.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.