← Shfleto

Faik Brestovci

Doktor i shkencave juridike

Lindi në shkurt të vitit 1942 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Beogradit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1972 me temën: ”PASURIA E PËRBASHKËT E BASHKËSHORTËVE SIPAS LIGJIT PËR KURORËZIM”(sr). Mr. Faik Brestovci doktoroi në Fakultetin Juridik të Beogradit në janar të vitit 1980 me temën: ”AKTVENDIMI NË PROCEDURËN KONTESTIMORE(sr). Dr. Faik Brestovci së pari punoi në gjykatën komunale të Prishtinës e më 1967 zgjidhet asistent i lëndës E drejta procedurale në Fakultetin Juridik të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. F. Brestovci ka ushtruar shumë funksione prej Këshillit mësimor deri te drejtori i Studimeve pasuniversitare në këtë fakultet, ka qenë shef Katedre dhe dekan i Fakultetit Juridik. Ka të botuara 20 punime profesionale-shkencore, 1 tekst dhe një përkthim.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.