Fahri Zeqiri
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1941 në Pejë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë e kreu në Prishtinë më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në mars të vitit 1972 me temën: ”HULUMTIMET HISTOLOGJIKE DHE HISTOKIMIKE TË DISA ENCIMEVE HIDROLIKE DHE OKSIDATIVE NË GJËNDRAT MBIVESHKORE TË FETUSIT TË GJEDHEVE DHE TË SHTAZËVE ANDULE”(kr). Mr. Fahri Zeqiri doktoroi në Fakultetin e Veterinarisë të Zagrebit në mars të vitit 1978 me temën: ”VEÇORITË BIOMEKANIKE TË ÇAPOKUT TE DISA KURRIZORË”(kr). Dr. Fahri Zeqiri së pari punoi si profesor i biologjisë në Pejë, më 1972 u zgjodh asistent i lëndëve Anatomia krahasuese dhe Sistematika e hordateve. Në Fakultetin e SHMN-Dega e Biologjisë në Prishtinë ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe tekste të biologjisë për shkolla të mesme.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.