Fahredin Vejsa
Magjistër i shkencave të ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1941 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) kreu në vendlindje. Fakultetin Ekonomik e kreu në Zagreb më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik – Afarizmi komercial në Zagrebit, ku edhe magjistroi në gusht të vitit 1973 me temën: ”ANALIZA DHE MUNDËSIA E EKSPLOATIMIT TË PRODHIMEVE TË TEKSTILIT TË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Fahredin Vejsa e ka punuar tezën e disertacionit por nuk e ka mbrojtur për shkaqe politike (viti 1981). Mr. F. Vejsa punën e filloi si ekonomist në Kombinatin “E. Duraku” të Gjakovës, mandej si drejtor Komercial në Kombinatin e Lëkur-këpucëve në Pejë, drejtor i “Metalikut” të Gjakovës, specializoi në Suedi, punoi në Bankën Popullore të Kosovës në Prishtinë si dhe këshilltar i Guvernatorit të kësaj banke. Përfaqësues i Odës Ekonomike të Jugosllavisë në Gjakartë, Libi dhe Indi, dhe së fundit ka qenë drejtor i përfaqësisë së “Feroimport” në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.