← Shfleto

Fadil Grajçevci

Magjistër i shkencave të filologjisë

Lindi në korrik të vitit 1963 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letersi Shqipe i kreu në Prishtinë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1998 me temën:”HISTORIA E SKËNDERBEUT E MARIN BARLETIT DHE KULTURA SHQIPTARE NË SHEKULLIN E XV”. Mr. Fadil Grajçevci punës ia filloi në Institutin Albanologjik të Prishtinës më 1988 si hulumtues i pavarur. Ka të botuara 15 punime shkencore dhe është bashkautor i disa librave të tjerë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.