← Shfleto

Fadil Batalli

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi më 1943 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e mjekësisë e kreu në Novi Sad më 1968. Pas një përvoje të gjatë doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1976 me temën: ” VDEKJA E PAPRITUR NATYRORE E ORIGJINËS KARDIAKE TE POPULLATA E KSA TË KOSOVËS E MOSHËS NË MES 20-45 VJEÇARE NË MATERIALIN AUTOPSIK PËR PERIUDHEN 1964 DERI 1974”(sr). Dr. Fadil Batalli fillimisht punoi si mjek në Gjakovë, pas specializimit të mjekësisë ligjore në Novi Sad u zgjodh ligjërues i lëndës Mjekësia ligjore në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet, ka qenë edhe prodekan. Ka të botuara 60 punime profesionale dhe një tekst universitar të Mjekësisë ligjore. Prof. Dr. Fadil Batalli punoi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës deri në vdekje (më 2004).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.