Exhlale Dobruna-Salihu
Doktor e shkencave të arkeologjisë
Lindi më 1944 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik-Dega e Arkeologjisë e kreu në Zagreb më 1972. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në nëntor të vitit 1975 me temën: ”PËRMENDORET SEPULKRALE ANTIKE TË ILIRIDËS JUGORE”(kr). Mr. Exhlale Dobruna-Salihu doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zadrebit në maj të vitit 1995 me temën: ”SKULPTURA DEKORATIVE DHE FIGURALE NË DARDANI GJATË KOHËS ROMAKE”(kr). Dr. Exhlale Dobruna-Salihu punon në Institutin Albanologjik të Prishtinës, si bashkëpunëtore e lartë shkencore në Sektorin e Arkeologjisë. Ka të botuara 30 punime shkencore në gjuhën shqipe e kroate në revistat e arkeologjisë. Është edhe prof. inordinare në Fakultetin Filozofik në Departamentin e Arkeologjisë në Prishtinë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.