← Shfleto

Eshref Qahili

Magjistër i artit – pikturës

Lindi në dhjetor të vitit 1960 në Rahovicë të Preshevës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Artit) në Pejë. Fakultetin e Arteve-Dega e Pikturës-e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku magjistroi në qershor të vitit 1997 me temën: ”KONCEPTI MBI IDENË”. Mr. Eshref Qahili ka marrë pjesë në disa ekspozita personale në qytetet e Kosovës dhe në Preshevë, si dhe jashtë vendit. Tash është asistent i lëndës së Vizatimit në Fakultetin e Arteve të Prishtinës, ka më shumë se 200 punime autoriale-personale.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.