← Shfleto

Eshref Ademaj

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi më 1940 në Zhur të Prizrenit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (normalen) në Prizren. Fakultetin Filozofik - Dega e Matematikës e kreu në Prishtinë më 1964. Është ndër profesorët e parë të matematikës që diplomoi në këtë fakultet. Studimet pasuniversitare i kreu në FSHMN-Dega e Matematikës në Beograd ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1970 me temën: ”GRUPET LOKALE NILPOTENTE PËR TORZION”(sr). Mr. Eshref Ademaj doktoroi në FSHMN - Dega e Matematikës e Zagrebit në qershor të vitit 1976 me temën: ”KONTRIBUT TEORISË SË GRUPEVE TË FUNDME TË THJESHTA”(kr). Dr. E. Ademaj ka punuar si asistent në SHL Pedagogjike të Prishtinës mandej në Fakultetin Teknik si docent, prof. inordinar dhe arriti deri në prof. ordinar në FSHMN në Prishtinë. Ka hartuar tekste nga matematika për të gjitha nivelet prej fillores deri te ato universitare. Në kohën e fundit u zgjodh anëtar korrespodent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, por vdekja e rrëmbeu në korrik të vitit 1994 në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.