Esat Stavileci
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1971 me temën: ”KRAHINAT AUTONOME NË JUGOSLLAVI KRAHASUAR ME NJËSITË E TJERA AUTONOME NË EVROPË (kr). Mr. Esat Stavileci doktoroi në Fakultetin Juridik të Sarajevës në mars të vitit 1974 me temën: ” PËRGJEGJËSIA POLITIKE E TITULLARËVE TË FUNKSIONEVE POLITIKE DHE VETËQEVERISËSE “(sr). Dr. Esat Stavileci së pari u zgjodh asistent i lëndës E drejta administrative, ku arriti deri te prof.ordinar i kësaj lënde në Fakultetin Juridik të Prishtinës. Ka të botuara 100 punime nga lëmi i drejtësisë administrative, 17 libra dhe 3 tekste universitare. Ka marrë pjesë në shumë simpoziume e konferenca ndërkombëtare dhe ka mbajtur ligjërata në qendra të ndryshme universitare si: Tiranë, Shkup, Sofje, Beograd, Zagreb, Sarajevë dhe Jenë. Dr. Esat Stavileci mori titullin akademik i shkencave juridike dhe është anëtar i rregullt i ASHA të Kosovës. Akademik Esat Stavileci ka ligjëruar në Shkallën e tretë të Studimeve në Fakultetin Juridik të Prishtinës, në të cilën ka qenë udhëheqës i këtyre studimeve.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.