Esat Nimani
Magjistër i shkencave të historisë
Lindi më 1942 në Rekë të Mitrovicës. Shkolën fillore e nisi në vendlindje, kurse e kreu në Mitrovicë, ku e kreu edhe të mesmen (Gjimnazin). Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Prishtinë më 1970. Po në këtë fakulte i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në mars të vitit 1983 me temën: ”MITROVICA NË PERIUDHËN E RINDËRTIMIT DHE TË PLANIT TË PARË PESËVJEÇAR 1945-1951”. Mr. Esat Nimani së pari punoi si mësues në Tunel të Parë, si prof. i historisë në Shkollën Ekonomike në Vushtrri dhe në Gjimnaz të Mitrovicës. Ka qenë drejtor në Qendrën Shkollore në Stantërg, drejtor i shkollës “Migjeni” në Mitrovicë, drejtor i Qendrës së Arsimin dhe të Edukim Fillor në Mitrovicë dhe këshilltar në Entin Pedagogjik Regjional të Mitrovicës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.