← Shfleto

Esat Malasi

Doktor i gjeodezisë

Lindi në shkurt të vitit 1934 në Elbasan. Shkollën fillore dhe të mesmen (Politeknikumin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Inxh. së Ndërtimit – Dega e Gjeodezisë, e kreu në Tiranë më 1960. Pas diplomimit u emërua inxh. gjeodet në Ministrinë e Ndërtimit të Tiranës. Pas një përvoje të gjatë si inxhinier, u doktorua po në këtë fakultet të Tiranës në dhjetor të vitit 1988 me temen: ”HARTIMI I ALGORITMIT PËR PROJEKTIMIN E RRAFSHIMIT TË NGASTRAVE BUJQËSORE FUSHORE ME METODËN E SIPËRFAQËS TOPOGRAFIKE TË ZOTIMIT”. Dr. Esat Malasi punoi si topograf në Ndërmarrjen Kombëtare të Bonifikimit të Durrësit, mandej në Ministrinë e Arsimit të Tiranës. Ka të botuara 2 punime shkencore, 2 punime profesionale, 2 monografi dhe një tekst universitar. I ka të aplikuara disa projekte hidroteknike, rrugë, konstruksione metalike në kantiere e mjedise.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.