Esat Hoxha
Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë
Lindi më 1940 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Normalen) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1964. Studimet pasuniversitare i kreu në FSHMN të Zagrebit, ku edhe magjistroi në shkurt të vitit 1976 me temën: ”ANATOMIA E TRUNGUT TË MOLLËS TË INFEKTUAR ME VIRUSIN E GËRRYERJES SË TRUNGUT DHE VIRUSIN E BRAZDAVE TË TRUNGUT”(kr). Mr. Esat Hoxha doktoroi në FSHMN të Prishtinës në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”HULUMTIMET EKOFIZIOLOGJIKE TË VITIS VINIFERA L. SORTA GAME I ZI NË KUSHTE TË NDRYSHME TË UJITJES NË TARAZHDË, ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË RENDIMENTE”(sr). Dr. Esat Hoxha së pari punoi si prof. i biologjisë në Shkollën Bujqësore, mandej në Normale të Prishtinës, më 1970 u zgjodh asistent, ligjërues i botanikës në SHLB të Prishtinës, mandej u zgjodh prof. i lëndës ekologjia e bimëve në Degën e Biologjisë të FSHMN të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka qenë drejtor i Institutit të Mbrojtjes së Natyrës të Prishtinës. Ka të botuara 56 punime shkencore, 3 tekste për fillore dhe 4 tekste universitare.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.