← Shfleto

Esat Hoxha

Magjistër i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në nëntor të vitit 1948 në Cërnicë të Gjilanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Gjilan. FSHMN-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1973. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Kimisë - në Zagreb ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1984 me temën”?“(kr). Mr. Esat Hoxha së pari punoi si kimist në Fabrikën e Veglave-ujtive në Ferizaj, mandej si profesor i kimisë në shkollat e këtij qyteti, dhe më 1974 u angazhua si asistent i kimisë inorganike në FSHMN në Degën e Kimisë në Prishtinë, mandej edhe e ka ligjëruar këtë lëndë në këtë fakultet. Mr. E. Hoxha ka publikua 6 punime shkencore me bashkautorë krysisht në gjuhë të huaja, 3 kumtesa të referuara në tubime shkencore në vend. Mr. Esat Hoxha për shkaqe sigurie nga forcat serbe u detyrua ta lëshonte Kosovën dhe të emigrojë në Gjermani ku edhe tash jeton.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.