Esat Haskuka
Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë
Lindi në gusht të vitit 1937 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN-Dega e Gjeografisë e kreu në Shkup më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Gjeografisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1974 me temën: ”STRUKTURA REGJIONALE E TERRITORIT TË KOMUNËS SË PRIZRENIT DHE RËNDËSIA E SAJ PËR FUNKSIONIMIN E KOMUNËS NË KRAHINËN E KOSOVËS”(kr). Mr. Esat Haskuka doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb në nëntor të vitit 1984 me temën: ”ANALIZA HISTORIKO-GJEOGRAFIKE E FUNKSIONEVE URBANE TË PRIZRENIT”(kr). Dr. Esat Haskuka së pari punoi si mësues, prof. i gjeografisë në Gjimnaz dhe në shkollat tjera të mesme të Prizrenit dhe në Normale të Prishtinës. Më 1976 kaloi në SHLP të Gjakovës e prej aty në FSHMN-Dega e Gjeografisë në Prishtinë - për lëndët gjeografia regjionale me oqeani dhe arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe 2 dispenca. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.