Ermelinda Meksi
Doktor e shkencave të ekonomisë
Lindi në janar të vitit 1957 në Tiranë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin Ekonomik i kreu më 1978 në Tiranë. Ermelinda Meksi doktoroi për demografi dhe statistikë në Universitetin “La Sapienza” të Romës. Dr. Ermelinda Meksi së pari punoi si ekonomiste në Ndërmarrjen Gjeologjike në Tiranë. Prej vitit 1980 është pedagoge e lëndës së statistikës dhe të demografisë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Dr. E. Meksi është autore-bashkautore e shumë teksteve universitare. Ka marrë pjesë në konferenca shkencore në vend dhe jashtë vendit. Që nga viti 1996 është eksperte-këshilltare për BE në Universitetin “La Sapienza” të Romës, guvernatore e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe e Bankës Islamike për zhvillim. Ka qenë deputete në Kuvendin e Shqipërisë, ministre Shteti në zhvillim dhe në bashkëpunimin ekonomik, koordinatore kombëtare për Paktin e Stabilitetit, zv.kryeministre dhe ministre e Integrimit Evropian. Ka qenë deputete e Kuvendit të Shqipërisë në disa legjislatura.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.