← Shfleto

Eranda Gjeci

Magjistër i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në shkurt të vitit 1969 në Tiranë, ku i kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega e Fizikës më 1992. Studimet pasuniversitare i kreu në Universitetin e Brukselit (Belgjikë) dhe magjistroi në qershor të vitit 1998 me temen: “EKOLOGJIA HUMANE” (fr). Mr. Eranda Gjeci së pari u zgjidh asistente e fizikës së përgjithshme në Fakultetin e Shkencave të Natyres të Tiranës, më vonë edhe ligjëruese Ka kryer specializimin në Universitetin e Leçes (Itali).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.