← Shfleto

Eqrem Zeneli

Magjistër i shkencave juridike

Lindi në tetor të vitit 1956 në Grejkoc të Suharekës (Therandë). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen në Suharekë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1982. Po në këtë Fakultet-Drejtimi Administrativo-politik i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në korrik të vitit 1995 me temën: ”KONCEPCIONI JURIDIKO-FILOZOFIK MBI SHTETIN DHE TË DREJTEN”. Mr. Eqrem Zeneli së pari punoi si jurist në Suharekë ku ka qenë edhe udhëheqës i Shërbimeve Juridike në këtë komunë, ku edhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.