← Shfleto

Eqrem Çabej

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi në gusht të vitit 1908 në Gjirokastër. Mësimet e para i kreu në vendlindje, gjimnazin e kreu në qytetin Klagenfurt më 1926. Së pari regjistroi Fakultetin e Mjekësisë në Romë, por prej aty kalon në Grac në Fakultetin Filozofik ku e ndoqi vetëm vitin e parë, për të kalua në Universitetin e Vjenës në Degën e gjuhësisë të Fakultetit Filozofik në studimin e Albanalogjisë pasi kreu studimet paraqiti tezën e doktoratës me temën: ”STUDIMET ITALO-SHQIPTARE”(gj) të cilën e mbrojti me 7 tetor 1933 me sukses të shkëlqyeshëm dhe propozohet për asistent i Prof. N. Joklit. Pasi doktoroi E. Çabej kthehet në atdhe për ti shërbyer shkencës dhe arsimit shqip. Më 1934 emërohet nëndrejtor i Konviktit “Malet tona” në Shkodër dhe profesor i gjuhës shqipe në Gjimnazin e Shkodrës, mandej transferohet në Normalen e Elbasanit. Pas një kohe emërohet drejtor i Arsimit të Mesëm pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Punoi si profesor në Gjimnazin e Gjirokastrës dhe drejtor i Gjimnazit në Tiranë. Këtu edhe i zënë fillet e krijimtarisë letrare shkencore në lëmin e gjuhësisë, etnografisë, letërsisë, folklorit etj. Pas Luftës së Dytë Botërore punoi në Universitetin e Tiranës, në Institutin e Gjuhësisë dhe të Historisë. Duke filluar nga vitet tridhjetë Dr. Eqrem Çabej la shumë vepra të rëndësishme për Historinë, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare më tepër se 10 vepra shkencore-letrare. Ka meritën “Mësues i Popullit” dhe mori titullin “Akademik”. Emrin e Dr. Eqrem Çabejt e mban Universiteti i Gjirokastrës. Vdiq në Tiranë më 1980.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.