← Shfleto

Eqerem Kapidani

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi më 1943 në Shijak. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Biologji – Kimi, e kreu në Universitetin e Tiranës më 1965. Së pari punoi në Agjencinë e Peshkimit të Pogradecit pastaj në të Durrësit. Më 1974 u emrua drejtor i Stacionit të Kërkimeve të Peshkimit të Durrësit, mandej në Ministrinë e Industrisë së lehtë të Ushqimit, më vonë drejtor i Institutit të Kërkimit të Peshkimit në Durrës. Eqerem Kapidani është “Doktor i shkencave”. Dr. Eqerem Kapidani ka të botuara disa punime shkencore dhe ka dhënë një kontribut të çmuar në zhvillimin e Peshkimit në Shqipëri.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.