← Shfleto

Enver Rexha

Magjistër i shkencave të historisë

Lindi në shkurt të vitit 1963 në Barilevë të Prishtinës. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë i kreu në Prishtinë më 1991. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1997 me temën: ”PËRPJEKJET E AKADEMISË SERBE TË SHKENCAVE PËR ÇËSHTJEN SHQIPTARE PREJ LUFTËRAVE BALLKANIKE E DERI NË KONFERENCËN E PAQES NË PARIS (1910 – 1920 )”. Mr. Enver Rexha së pari filloi të punonte si përfaqësues i firmës “ROS” të Novi Pazarit një kohë të gjatë, mandej kaloi në Institutin Arkeologjik si sekretar shkencor në Prishtinë. Mr. E.Rexha ka të botuara 13 punime profesionale dhe 3 punime shkencore. Aktualisht është sekretar shkencor në Institutin e Arkeologjisë të Prishtinës ku edhe punon.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.