← Shfleto

Enver Rakovica

Magjistër i artit – grafikës

Lindi më 1949 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe të mesmen i ndoqi në vendlindje. Fakultetin e Arteve-Drejtimi i Grafikës - e kreu në Prishtinë më 1987. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin “Minar Sinani” në Stamboll, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1992 me temë të lirë. Mr. Enver Rakovica është anëtar i SHAFK prej vitit 1982 dhe ka organizua ekspozita personale në Kosovë, Turqi dhe Angli. Ka marrë pjesë në ekspozita kolektive si në Turqi, Spanjë, Norvegji, Angli dhe në Prishtinë. Mr E.Rakovica jeton me familje në Turqi.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.