Enver Mehmeti
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1948 në Vojnovc (Zotaj) të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë, ku e kreu edhe Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1979 me temën: ”TEMATIKA E KËNGËVE KRESHNIKE”. Mr. Enver Mehmeti doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”MARRËDHËNIET DHE TRANSFORMIMET E ZHANREVE TË POEZISË LEGJENDARE DHE PROZËS POPULLORE”. Dr. Enver Mehmeti punoi si profesor në Qendrën Teknike të Prishtinës, kurse në vitin 1971 zgjidhet asistent i Letërsisë popullore dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet, ku edhe punon. Ka të botuara më tepër se 30 njësi bibliografike 2 Monografi në dorëshkrim, ka qenë dy mandate shef i Katedrës dhe dekan i Fakultetit të Filologjisë të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.