← Shfleto

Enver Hamiti

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në shkurt të vitit 1965 në Gjilan. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Elektroteknikës e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1999 me temën: ”ANALIZA DHE KRAHASIMI I KARAKTERISTIKAVE TRANSMETUESE TË LINJAVE PLANARE ME METODËN E MOMENTEVE NË DOMENIN SPEKTRAL”. Mr. Enver Hamiti së pari u zgjodh asistent për lëndët: Bazat e elektroteknikës I dhe II dhe për sistemet telekomunikuese në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës. Mandej u zgjodh ligjërues i radioteknikës në këtë fakultet. Ka të botuara 3 punime shkencore me bashkautor, jeton në Gjilan.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.