← Shfleto

Enver Dukagjini

Doktor i shkencave të natyrës – gjeografisë

Lindi më 1926 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Normalen) në Gjakovë. LSHP-Dega Gjeografi e kreu në Beograd, kurse shkallën e Dytë të FSHMN-Dega e Gjeografisë e kreu në Shkup më 1965. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1970 me temën:”PRIZRENI-STUDIM GJEOGRAFIK”(sr). Mr. Enver Dukagjini doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në dhjetor të vitit 1975 me temën:”QYTETET E METOHISË-DUKAGJINIT”(sr). Dr. Enver Dukagjini ka qenë pjesëmarrës i LNÇ. Ishte mësues, prof. në Gjimnazin e Prizrenit, ka qenë edhe drejtor i Normalës së Prizrenit, mandej prof, në Gjimnaz të Gjilanit, në SHLP në Gjakovë. Prej vitit 1973 ka ligjëruar në Fakultetin Filozofik-Dega e Gjeografisë në Prishtinë, ku arriti gradën prof. ordinar i metodikës së gjeografisë. Ka të botuara një numër punimesh shkencore. Vdiq në Prishtinë më 1986.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.