Enver Çesko
Magjistër i shkencave të psikologjisë
Lindi në tetor të vitit 1957 në Prizren. Shkollën fillore, të mesmen dhe SHLP Dega Gjuhë angleze i kreu në Prizren më 1978. Shkallën e dytë të studimeve e vazhdoi në Fakultetin Filozofik – Dega e Psikologjisë në Sarajevë dhe diplomoi më 1982. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet – Dega e Andragogjisë-Psikologjisë në Sarajevë, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1987 me temën: ” PROBLEMET ANDRAGOGJIKO-PSIKOLOGJIKE TË MARTESES DHE FAMILJES NË KOSOVË”(sr). Mr. Enver Çesko punoi si psikolog në IG “Ballkan” të Suharekës. Pas largimit nga puna nga pushteti serbomalazez. Enveri hapi Ordinancën e parë Psikiatrike “Psikodiagnostika” në Prizren. Për këtë degë specializoi në Beograd, SHBA dhe në Evropë. Mandej u licencua për psikiatri trupore në Amsterdam. Mr. E Çesko është anëtar i Këshillit Botëror për Psikoterapi dhe themelues i Shoqatës Psikoterapeutike të Kosovës dhe kryetar i saj. Ka të botuara 30 punime shkencore dhe 200 artikuj.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.