Engjëll Sedaj
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1943 në Kabash të Vitisë. Shkollën fillore e kreu në Viti, të mesmen (Gjimnazin) në Pazin të Kroacisë. Fakultetin e Teologjisë e filloi në Zagreb, kurse Fakultetin Filozofik – Dega e Filozofisë Klasike e kreu në Shkup më 1966. Doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në korrik të vitit 1980 me temën: ”HOMERI NË LETËRSINË DHE KULTURËN SHQIPTARE”. Dr. Engjëll Sedaj së pari filloi punën si profesor i gjuhës latine në Gjimnaz të Ferizajt. Më 1971 u zgjodh asistent i gjuhës latine në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Ka specializuar gjuhën latine në Romë e në vende të tjera. Ka të botuara tekste shkollore për gjuhën latine për shkolla të mesme dhe universitare. Ka të botuara më se 359 studime e artikuj, si dhe 7 studime dhe ka përgatitur për botim disa vepra të shkrimtarëve të letërsisë së vjetër. I ka përkthyer 3 vepra. Vdiq më 2006.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.