← Shfleto

Ëngjëll Prenjasi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në prill të vitit 1946 në Korçë. Mësimet e para dhe të mesmet i mori në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1970. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1994 me temën: ” STILI TEKTONIK DHE POZICIONI I SOTEM I STRUKTURAVE KARBONATIKE TË MBULUARA NGA FLISHI NË BREZIN ANTIKLINAL TË KURVELESHIT”. Dr. Ëngjëll Prenjasi së pari punoi si inxh. gjeolog në Institutin e Naftës e të Gazit të Fierit. Ishte shef dhe drejtues në këtë institut, mandej gjeolog në Sektorin shkencor të Gjeologjisë në Fakultetit të Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë. Më 1995 mori titullin “ Mjeshtër kërkimesh”. Dr. Ë. Prenjasi e bëri rilevim gjeologjik të vendit. Rezultatet i ka paraqitur në 11 raporte, 40 relacione e studime, në 2 monografi. Ka bashkëpunuar me Institutin e Francës të Naftës. I ka 12 artikuj shkencorë dhe ka referuar në disa simpoziume e kongrese shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.