Emrush Kryeziu
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në korrik të vitit 1952 në Rogaçicë të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Kamenicë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Lëmia e Hematologjisë në Zagreb kurse magjistroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në shkurt të vitit 1999 me temën: ”LIMFOMAT MALINJE TË MJEKUARA NË KLINIKËN INTERNE PËR PESË VJETËT E FUNDIT”. Mr. Emrush Kryeziu doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2002 me temën: ”KARAKTERISTIKAT KLINIKE DHE FAKTORËT RELEVANTË PRAGMATIK, TE SËMUNDJA E HODGKIN-it”. Dr. Emrush Kryeziu së pari punoi si mjek në Klinikën Interne të Prishtinës, ku e kreu specializimin e më 1986 u zgjodh asistent i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës, ku tash është ligjërues i Mjekësisë së komunikacionit në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike-Dega e komunikacionit. Ka të botuara 20 punime shkencore, 20 punime profesionale dhe 1 tekst për shkolla të mesme si koautor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.