← Shfleto

Emin Pllana

Doktor i shkencave të historisë

Lindi më 1934 në Shtitaricë të Vushtrrisë. Shkollën fillore e kreu në Vushtrri, të mesmen (Normalen) në Gjakovë, kurse SHLP - Dega e Historisë e kreu në Beograd më 1955. Shkallën e Dytë të Fakultetit Filozofik-Dega e Historisë - e kreu në Beograd më 1958, ku i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Beograd në maj të vitit 1968 me temën: ”REVOLUCIONI I RI TURK DHE SHQIPTARËT”(sr). Mr. Emin Pllana doktoroi në të njëjtin fakultet në Beograd në dhjetor të vitit 1973 me temën: ”KOSOVA SIPAS REFORMAVE TURKE NË FUND TË SHEKULLIT XIX DHE NË FILLIM TË SHEKULLIT XX”(sr). Dr. Emin Pllana së pari punoi si prof. i historisë në Vushtrri, mandej në Gjimnaz të Mitrovicës, kurse më 1968 u zgjodh asistent dhe arriti deri te prof. ordinar i Historisë në Fakultetin Filozofik të Prishtinës. Aty ka punuar deri në pension. Ka qenë në specializim në Turqi. Ka të botuar tekste të historisë për fillore dhe për shkolla të mesme.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.