Emil Qirko
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në nëntor të vitit 1919 në Nivan të Zagorjes rreth i Gjirokastës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, e kreu Gjimnazin me sukses të shkëlqyeshëm. Studimet e Mjekësisë i filloi në Universitetin e Bolonjës dhe i mbaroi në Moskë më 1946. Aty e kreu specializimin edhe u doktorua në Degën e ORL-së. Më 1956, i hospitoi 300 pacientë nga zhurma dhe duke i mjekuar. Për punën e këtij shkencëtari shqiptar pat shkruar shtypi i kohës në Moskë. Dr. Emil Qirko punën shkencore e vazhdoi në Spitalin Ushtarak dhe në atë Civil të Tiranës. Në specializim në Moskë, pati një rivendosje të Lapës së veshit të një pacient të cilit iu ishte prer veshi (operuar) para katër ditesh. Ky operim që u krye më 31.12 1958 pati sukses dhe jehonë të madhe në shtypin e vendit (Moskës). Dr. Emil Qirko u specializua edhe në Kinë dhe gjithë dijet e lëmitë të Mjekësisë të fituara në Moskë e Kinë ua përcolli te kolegëve dhe në Mjekësinë Shqiptare. Ky ishte mjeku 80 vjeçar që kurrë nuk e hoqi bluzën e bardhë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.