← Shfleto

Elez Osmani

Doktor i shkencave të ekonomisë

Lindi më 1954 në Katërkollë të Ulqinit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Ulqin. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1979. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Shkencave Politike në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”ORGANIZIMI DHE FINANCIMI I ZHVILLIMIT NË LËMIN E BUJQËSISË”(sr). Mr. Elez Osmani doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Podgoricës në dhjetor të vitit 1994 me temën: ”ORGANIZIMI STRUKTURAL DHE INVESTIMET FINANCIARE TË MODELIT AFATGJATË TË ZHVILLIMIT EKONOMIK TË REGJIONIT BREGDETAR TË MALIT TË ZI”(sr). Dr. Elez Osmani ka punuar në Kombinatin “Agroulqini”. Ishte edhe drejtor i këtij kombinati.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.