← Shfleto

Eleni Gjani

Doktor e shkencave të gjeologjisë – paleontologe

Lindi në dhjetor të vitit 1951 në Selenicë të Vlorës. Mësimet e para i bëri në vendlindje, të mesmet në Vlorë. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1975. U doktorua po në këtë fakultet më 1989 me temën: ”POLINOLOGJIA E DEPOZITIMEVE TË MIOCENIT TË MESËM NË ULTËSIRAT PANADRIATIKUT”. Dr. Eleni Gjani së pari punoi si inxh. gjeologe në ndërmarrjen e Nxjerrjes së Naftës në Patos, mandej paleontologe në Institutin e Naftës dhe të Gazit në Fier, si pedagoge në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë. Kjo është marrë me studime paleontologjike dhe stratigrafike. Rezultatet e studimit i ka paraqitur në 5 artikuj shkencorë. Mban “Medalje për punë të shquar në miniera e gjeologji”.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.