← Shfleto

Ekrem Beqiri

Doktor i shkencave të teknologjisë

Lindi më 1944 në Pejë. Shkollën fillore dhe gjimnazin i kreu në vendlindje. Fakultetin e Teknologjisë-Metalurgjisë e kreu në Beograd më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Beograd ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1972 me temën: ”VEÇORITË FLUIDODINAMIKE TË SHTRESËS SË FONTANUAR TE SFERAT E QELQIT-UJIT”(sr). Mr. Ekrem Beqiri doktoroi në Fakultetin e Teknologjisë-Metalurgjisë në Beograd në dhjetor të vitit 1982 me temën: ” MODELI FLUIDO-MEKANIK I VRUSHKULLIT TURBULENT NË SHTRESËN E FLUIDIZUAR”(sr). Dr. Ekrem Beqiri së pari punoi si ligjërues në SHLT të Mitrovicës mandej kaloi në SHLE të Pejës e prej aty kaloi në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës si asistent dhe arriti deri te prof. ordinar për lëndën Operacionet teknologjike në këtë fakultet. Ka të botuara tekste universitare si autor, koautor, 2 dispenca, 40 punime shkencore. Ka qenë edhe drejtor i Institutit në FXM në Mitrovicë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.