Ejup Statovci
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1940 në Prugoc të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në Besi, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Juridik e kreu në Zagreb më 1966. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet të Zagrebit, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1971 me temën: ”SISTEMI I MJETEVE JURIDIKE NË BAZË TË KODIT TË PROCEDURËS CIVILE TË SHQIPËRISË DHE KODIT TË PROCEDURËS CIVILE NË JUGOSLLAVI”(kr). Mr. Ejup Statovci doktoroi në Fakultetin Juridik të Lubjanës në qershor të vitit 1974 me temën: ”MARRËDHËNIET PRONËSORE – JURIDIKE NË SENDET E PALUAJTSHME NË KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Ejup Statovci në fillim punoi si mësues në Besi në Kontabilitetin Shoqëror të Prishtinës. Më 1977 u zgjodh asistent i lëndës E drejta ndërkombëtare private në Fakultetin Juridik të Prishtinës dhe arriti deri te prof.ordinar i lëndës Fillet e së drejtës civile reale në të njëjtin fakultet. Ka të botuara 9 punime shkencore dhe 1 tekst universitar. Dr. E.Statovci është rektori i parë i Universitetit Shqiptar të Prishtinës pas largimit me dhunë prej lokaleve të Universitetit nga pushtuesi serb, dhe u vendos në shtëpi private.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.