Ejup Sahiti
Doktor i shkencave juridike
Lindi më 1942 në Keçekollë të Prishtinës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Prishtinë. Shkollën e mesme e kreu në Sarajevë. Fakultetin Juridik e kreu në Prishtinë më 1967. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Juridik të Zagrebit ku edhe magjistroi në maj të vitit 1973 me temën: ”PLEQËRIA TE SHQIPTARËT SIPAS RREGULLAVE TË KANUNIT TË LEKË DUKAGJINIT DHE PUNA E KËTIJ KANUNI NË KOSOVË (kr). Mr. Ejup Sahiti doktoroi në Fakultetin Juridik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1990 me temën: ” DËSHMITARI DHE DËSHMIA E TIJ SI PROVË NË PROCEDURËN PENALE”. Dr. Ejup Sahiti më 1969 u zgjodh asistent i lëndës E drejta e procedurës penale me kriminalistikë në Fakultetin Juridik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 25 punime shkencore-profesionale. Ligjëron edhe në të dy universitet të Tetovës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.